ShowBiz
I tha se ke vetëm dy këngë, Luizi i përgjigjet Maestros: Në njërën prej tyre, ty të kam pasur mbrapa në kor
Demokracia
21:45 | 18 Shkurt 2023

Share:

Gjatë javës së fundit në Big Brother VIP Albania ka pasur ngjarje të shumta që kanë nxitur reagimet e banorëve.

Një ndër ngjarjes kryesore të javës ka qenë edhe debati mes Armaldos, i njohur ndryshe si Maestro, me Luizin, shkruan lajmi.net.

E në klipin e shfaqur në Prime-n e sotëm të BBVA, Maestro kishte deklaruar në “Dhomën e Rrëfimeve” se “nuk do të lejoj një njeri që ka publikuar dy këngë në jetë e tij, të më udhëheqë”, duke aluduar kështu në Luizin.

Pas shfaqjes së klipit ka reaguar edhe Luizi, i cili i është kundërpërgjigjur Maestros.

“Fillimisht, ky njeriu që ka dy këngë të publikuara në jetën e tij, në njërën prej tyre të kam pasur ty mbrapa në kor”, ka deklaruar Luizi.

Tutje, Luizi ka thënë se ka qenë i pakënaqur me veprimet e Maestros i cili ka krijuar afërsi me Oltën, të cilën Luizi e ka konsideruar si kundërshtare qysh nga fillimi i Big Brother.

Të ngjashme