Kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i cili sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit doli kundër tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional i Kosovës.
Por, Rrustemi pas ndryshimit të Ligjit për Fondet Pensionale më 2020 i kishte tërhequr 2 mijë e 844 euro, shkruan Demokracia.com.
Ai sot tha se Grupi Parlamentar i partisë së tij nuk do ta ndërrojë qëndrimin karshi çështjes së Trustit.
“Sot u vendos që seanca e ardhshme, pra vazhdimi i pikave të pëparfunduara të mbahet të hënën më 6 qershor. Para kësaj seance do të ketë një takim të Kryesisë. Është shumë me rëndësi që kjo javë të shfrytëzohet nga grupet punuese sepse kemi 73 projektligje, që duhet sa më parë t’i kemi në seancë plenare për t’i miratuar. Çështjes së Trustit ne i kemi dhënë përgjigje, nuk ka ndryshim. Përgjigjen e ka dhënë edhe Qeveria edhe ministri i Financave”, tha ai./Demokracia.com/
Këtë javë s’ka seancë për Trustin, vendoset javën e ardhshme