Sport
I tërbuar nga humbja, sulmuesi brazilian i thyen telefonin tifozit
Demokracia
16:00 | 04 Prill 2022

Share:

Sulmuesi i Sao Paolo, Jonathan Calleri, e shfaqi dukshëm mërzinë për humbjen e pësuar në ndeshjen kundër Palmeiras, në finalen e kampionatit Paulista.

Argjentinasi është shfryrë për humbjen me katër gola te një tifoz i skuadrës rivale, që ishte duke qëndruar në parkingun e stadiumit.

Calleri, autor i 13 golave në këtë sezon, ia hodhi tifozit telefonin nga dora me një shuplakë, ndërkohë që dallohet se i thotë edhe diçka atij, por që nuk është bërë e ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024