Lajme
“I shqetësuar për sigurinë e rajonit”, Bujar Osmani reagon për sulmet ndaj Policisë së Kosovës
Demokracia
13:17 | 16 Prill 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Osmani në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se është i shqetësuar për dëmtimin e stabilitetit rajonal, përcjell Demokracia.com.

“I shqetësuar thellësisht nga raportimet për një sulm të armatosur ndaj policisë në Zubin Potok të Kosovës. Ne e dënojmë këtë sulm të dhunshëm dhe bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se të premten ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se kanë ndodhur katër sulme ndaj policisë së Kosovës në veri, ndërsa sot policia ka njoftuar edhe për sulme të tjera në drejtim të tyre në Jarinje./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024