Lajme
I shpërtheu bombola e oksigjenit gjatë zhytjes: Viktima në Sarandë, biznesmen i zonës, dyshime për ngjarje kriminale
Demokracia
22:16 | 25 Qershor 2024

Share:

Identifikohet viktima e shpërthimit të djeshëm në Sarandë. Ai është Armandi Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë. Nelaj është biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës. Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, përfshirë edhe ato me prapavijë kriminale.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në afërsi të Portit Detar të Sarandës. Pas shpërthimit të bombolës, Nelaj u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Të ngjashme