Një futbollist tajlandez është përjashtuar nga klubi i tij në Bangkok pasi goditi një kundërshtar me bërryl.
Aitsaret Noichaiboon u kap në kamera duke sulmuar Supasan Ruangsuphanimit të Universitetit të Bangkokut të Veriut në minutën e pestë të pushimit në një ndeshje të kategorisë së tretë, njofton DailyMail, përcjell Demokracia.com.
Noichaiboon iu afrua kundërshtarit të tij dhe e goditi me bërryl në fytyrë lojtarin Raungsuphanimin pasi ky i fundit i shkeli këmbën gjatë një dueli në fushë.
Ai u përjashtua menjëherë nga gjyqtari dhe Ruangsuphanimit iu deshën 24 qepje në spital.
Noichaiboon që atëherë është përjashtuar nga klubi.
Bangkok FC’s Aitsaret Noichaiboon sacked immediately after their match for this pic.twitter.com/qUMA9yzKDZ
— James Dart (@James_Dart) March 13, 2022
“Klubi ka anuluar kontratën e lojtarit. Klubi dëshiron të shpreh ngushëllimet tona për incidentin dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur që kjo të mos ndodhë përsëri”.
Sa i përket Ruangsuphanimit, ekipi i tij deklaroi: “Ai i është nënshtruar një ekzaminimi fizik në Spitalin Bangpakok-Rangsit 2 pasi lojtari nr 6 i klubit të Bangkok FC sulmoi qëllimisht fytyrën e tij”./Demokracia.com/