Lajme
I riu nga Suhareka vdes në vendin e punës në Slloveni
Demokracia
15:38 | 09 Korrik 2021

Share:

Ditën e djeshme një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili njoftoi se është interesuar të kontaktojë me zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.

Muharremaj bëri të ditur se kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës, pasi tashmë është bërë dokumentacioni gati

Postimi i plotë:

“Sot e kam vizituar familjen e 18 vjeçarit nga Nishori i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.

U kam shprehur ngushllime dhe jam interesuar të kontaktoj zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.

Është bërë kompletimi i dokumentacionit dhe kompania përgjegjëse do ta bëjë bartjen e kufomës.

Kjo ngjarje është e rëndë si për familjen e poashtu edhe për ne. Së bashku duhet të gjejmë forcë ta tejkalojmë edhe këtë dhimbje të madhe.

Bali Muharremaj”.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/788033131882598

Të ngjashme
Lajme • 18 Maj 2025