Sport
I rilinduri Vedat Muriqi, vlerësohet sërish me notën më të lartë
Demokracia
23:19 | 14 Shkurt 2022

Share:

Vedat Muriqi ka lënë sërish gjurmë për Mallorcan. Ekipi i tij fitoi 3:2 ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, ndërsa sulmuesi kosovar kontribuoi me dy asiste.

Muriqi asistoi në golin e dytë dhe të tretë për t’i dhënë sërish fitoren skuadrës së tij.

Pas kësaj paraqitjeje, sulmuesi shtatlartë mori notën më të lartë nga të gjithë. Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.5.

Kështu, në dy ndeshjet e tij në La Liga, Muriqi ka një gol dhe dy asiste.

 

 

Të ngjashme