Lajme
I ra tulla mbi kokë, vdes 66-vjeçari në Ksamil
Demokracia
14:20 | 04 Prill 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ksamil ku një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Celi ishte duke punuar te ish-furra e bukës në Ksamil kur i ka rënë një tullë mbi kokë.

Për pasojë ai mbeti i plagosur por ndërroi jetë rrugës në spital.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor nen drejtimin e Prokurorit ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po punon per sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje.

Të ngjashme