ShowBiz
I quajti ‘katundarë e bala’ personat që u rrahën në koncertin e tij, Butrint Imeri kërkon falje për termin e përdorur
Demokracia
08:27 | 28 Korrik 2022

Share:

Në një mbrëmje muzikore të këngëtarit, Butrint Imeri nuk ka shkuar çdo gjë ashtu siç duhej.

Kjo sepse teksa ai po performonte hitet e tij, disa persona në publik kanë filluar të përleshen fizikisht.

Kjo ka bërë që edhe vetë Butrinti fillimisht të pauzonte këngën dhe të kërkonte nga publiku që të mos i shikojnë ata por të vazhdojnë të argëtohen.

“Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, dëgjohet të thotë Butrinti në një video që u bë virale në TikTok.

Por, për gjithë këtë, këngëtari së fundmi ka bërë një reagim përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit.

Ai tutje në postim tha se edhe vet është me orgjinë nga fshati dhe se ndihet krenarë për këtë.

“Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që kam bërë me termin “katundar” gjatë një rrahje që është bërë sa isha duke performuar në një klub, por ka qenë momentale dhe kam qenë i frustruar me ato pamje që kisha përballa, sepse ne dalim me u kënaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë. Unë vet jam “katundar” me prejardhje, jam shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkojë shumë falje, sepse ka qenë moment që nuk kam ditur se sit ë shprehem kur I kam parë ato sjellje. Ju don katundari shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar këngëtari në postim.

LEXO EDHE:

Plas grushti në koncertin e Butrint Imerit, ai i quan katunarë e bala

Të ngjashme