Lajme
I propozuari i Qeverisë Kurti për Konsull në Nju Jork kishte propozuar që Serbisë t’i lejohej dalja në Adriatik
Demokracia
12:46 | 15 Korrik 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka propozuar për Konsull të Përgjithshëm në Nju Jork ish-ministrin e Integrimit Evropian në Qeverinë Kurti 1, Blerim Rekën. 

Demokracia.com ka publikuar sot rekomandimin e Gërvallës për të.

Ekskluzive/Dokument: Qeveria Kurti e rekomandon ish-ministrin Blerim Reka për konsull të përgjithshëm në Nju Jork

Por, në kohën sa ishte ministër, Reka kishte nxitur reagime të shumta me një propozim si zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi, të cilën ai e quante “kompromis fer për Serbinë”.

“Në vend të kësaj që po flitet apo që po kualifikohet se kinse duhet dhënë territor Serbisë, unë e kam një ofertë tjetër. Ne mund t’ia japim korridorin transit Serbisë për dalje në Detin Adriatik, përmes Kosovës, përmes autostradës të Kosovës, në Durrës. Dhe më duket se është një kompromis fer për Serbinë”, pati propozuar Reka në një intervistë në RTK./Demokracia.com/

Të ngjashme