Lajme
I pështillen lumenjtë Viola von Cramonit, lumin “Vjosa” e quan të Kosovës
Demokracia
17:58 | 22 Mars 2021

Share:

Raportueses për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola von Cramon, i janë “pështjellë” lumenjtë e Kosovës me ata të Shqipërisë, pasi duke komentuar në “cicërimin” e kryeministrit në ardhje të Kosovës, Albin Kurtit, ajo e quan lumin “Vjosa” të Kosovës.

Kurti ka thënë se pavarësisht kërkesave të banorëve, angazhimit të aktivistëve dhe rezolutës së Parlamentit Evropian për të shpallur Vjosën park kombëtar, akoma nuk është bërë asgjë, transmeton Demokracia.com.

Ndërsa, në reagimin e saj, von Cramon duke i shprehur përkrahje Kurtit, ka thënë se duhet t’i shpëtojmë lumenjtë e mrekullueshëm të Kosovës dhe biodiversitetin e pasur të saj.

“Deklaratë shumë e rëndësishme dhe sigurisht që @Europarl_EN do t’ju mbështesë në këtë përpjekje! Ne kemi nevojë për të shpëtuar lumenjtë e egër të mrekullueshëm të #Kosovës dhe #biodiversitetin e pasur”, ka shkruar von Cramon, me të cilën më pas janë tallur komentuesit, duke i treguar me hartë që lumi Vjosa është në Shqipëri.

Pas kësaj, von Cramon është munduar të korrigjojë reagimin e vet, duke thënë se Vjosa natyrisht që është në Shqipëri, por dëshiron t’i mbështes politikanët e Kosovës për ruajtjen e lumenjve. /Demokracia.com/

Të ngjashme