Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram teksa negociatat janë duke vazhduar në Bruksel.
“Derisa presim përfundimin e dypalëshit Prishtinë-Bruksel”, ka shkruar Vuçiq në përshkrimin e fotografisë në të cilën shihet duke luajtur shah.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë dje gjatë një paraqitje të ftuar në TV PRVA se nëse nesër nuk arrihet një marrëveshje, mund të lindë “ferri në fushë”.
View this post on Instagram
“Sepse Policia Speciale e Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës. Serbia do të jetë me popullin e saj. Serbët do t’i ruajnë vatrat e tyre”, ka thënë Vuçiq dhe i pyetur nëse kjo do të thotë se mund të ketë luftë, ai është përgjigjur:
“Shpresoj që të mos ndodhë, por nuk varet më nga ne”. “Ne bëmë gjithçka për ta shmangur këtë”, tha ai.