Sport
“I pavlerësuar nga Kosova”- Atleti Zyberaj i dëshpëruar me shtetin, kërkon të përfaqësojë Shqipërinë
Demokracia
10:39 | 29 Nëntor 2023

Share:

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se nuk ka pasur mbështetje nga Kosova duke shtuar se në maratona ka dëshirë të përfaqësojë Shqipërinë.

Mes tjerash ai nënvizoi se s’ka pasur mbështetje nga askush duke shpresuar që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat.

“Unë mendoj të përfaqësoj shtetin shqiptar në këto gara. Shteti nuk ka pasur leverdi me më mbështet. Domethënë i është dukur absurde. Unë ndjehem krenar të përfaqësoj Kosovën, por ama ndihem i pavlerësuar. S’kam përkrahje nga askush. Shpresoj që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat, jo vetëm për mua po për të gjithë”, tha ai.

Të ngjashme