Kuriozitete
I pastrehu mori një torte derisa po kryhej një grabitje- u kthye për ta paguar, pasi aty mbërriti policia
Demokracia
16:53 | 18 Tetor 2021

Share:

Një burrë i pastrehë në Arkansas u kthye në një pikë karburanti për të paguar për një tortë që e kishte marrë ndërsa në lokal po kryhej një grabitje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grabitja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes në një dyqan në stacionin e benzinës Valero në Little Rock.

I dyshuari drejtoi një armë mbi një punonjës pas banakut dhe kërkoi para nga ai, sipas raportimeve. Dhe ndërsa punonjësi i futi paratë në një qese, një i pastrehë hyri brenda.

I dyshuari u tha të pastrehut të merrte gjithçka që donte, kështu që i pastrehu kapi një tortë të vogël dhe doli jashtë, raportoi stacioni.

Por sapo policia u përgjigj në vendin e ngjarjes, i pastrehu u kthye për të paguar tortën.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025