Lajme
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë
Demokracia
16:24 | 27 Qershor 2024

Share:

Një fushatë online ka bërë që të mblidhen mbi 34 mijë euro për burrin e pastrehë nga Amsterdami, i cili kishte gjetur një portofol me 2 mijë euro dhe e kishte dorëzuar në polici.

Bëhet fjalë për Hadjer Al-Ali, i cili tha se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht – pasi për të vetëm brenda një dite janë mbledhur 34,102 euro.

Hajder që flinte nëpër rrugë për 18 muaj, më në fund mund të marrë një shtëpi me qira me paratë që janë mbledhur për të.

Ky baba i dy fëmijëve gjithashtu ka pranuar shumë mesazhe nga njerëzit që i kanë ofruar punë të ndryshme. Një donator anonim i dha 750 euro.

Ai kishte gjetur një portofol në Amsterdam derisa po “sorollatej” rrugëve duke kërkuar për shishe të zbrazëta të plastikës, të cilat i dorëzonte në fabrikat e riciklimit në këmbim të parave.

Policia holandeze ka njoftuar se i pastrehu e kishte dorëzuar portofolin me afro 2 mijë euro, por që për fat të keq nuk kishte ndonjë letërnjoftim për të gjetur pronarin.

Sipas ligjeve në fuqi në qytetin holandez, nëse pronari i vërtetë i pronarit nuk lajmërohet për portofol, atëherë paratë e gjetura i shkojnë personit që i ka gjetur.

Të ngjashme