Lajme
I paraqiti si sukses ndaj Rusisë, diplomati Canaj i reagon Gërvallës: I shkarkove ata që t’i përgatitën sanksionet
Demokracia
15:29 | 13 Prill 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, si sukses të diplomacisë kosovare të martën në Kuvendin e Kosovës e paraqiti vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit ndaj Ukrainës. 

Lidhur me këtë ka reaguar, Blerim Canaj, njëri prej diplomatëve të shkarkuar nga Gëvalla-Schwarz.

Canaj ka thënë se ajo i ka shkarkuar personat të cilët i kishin përgatitur sanksionet ndaj Rusisë, shkruan Demokracia.com.

“Çfarë hipokrizie: Gërvalla-Schwarz në seancën e djeshme në parlament, para se të ikte me shefin e saj, me theks të veçantë si arritje të sajë përmendi sanksionet ndaj Rusisë! Personat që kanë përgatitur materialin për sanksionet kundër Rusisë dhe draftligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara dhe sanksionet kundër organizatave terroriste, pas dorëzimit të këtyre materialeve kabinetit të saj, të nesërmen janë shkarkuar nga Gërvalla-Schwarz. Çfarë deluzionistësh!”, ka shkruar Canaj në rrjetin social Facebook.

Dje Gërvalla, në Kuvendin e Kosovës ka folur për sukseset ministrisë së saj në politikën e jashtme, duke përmendur edhe sanksionet ndaj Rusisë.

Madje, Gërvalla theksoi se sipas kësaj kjo është mënyra më të cilën tregohet partneriteti.

“Jo Amelika, Amelika, kështu tregohet partneriteti strategjik”, tha Gërvalla.

Ajo u kundërpërgjigj ndaj ish-ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, që e konsideroi të nevojshme që Qeveria të pozicionohet ndaj politikës së jashtme.

“Më vjen keq të dëgjoj nga ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj që Kosova paska nevojë ri pozicionohet ndaj politikës së jashtme. Zotëri Hoxhaj na garantoi se as nuk do të ketë njohje të reja, as nuk do të ketë liberalizim dhe BE. Ku e merr këtë vendosmëri”, deklaroi kryediplomatja.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gervala Schwarz. “Ne e kemi kundërshtar Serbinë. Kosova është duke punuar intensivisht me punë. Numri i takimeve është 174 takime gjatë 12 muajve punë. 52 takime vetëm me homolog. Presidentja ka takuar dhjetëra krerë të shteteve”, tha Gërvalla pasi numëroi sanksionet ndaj Rusisë”.

Kujtojmë që më 25 shkurt, Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako me sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova me këtë vendim u është bashkëngjitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen ndaj sulmit rus në Ukrainë.

“Ushtria ruse është ajo e cila me këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet”, ka thënë Kurti.

“Kjo Rusi që po shohim sot nuk është e re, por edhe një paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re”.

Ndërsa, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë se sulmi rus përbën “një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë sigurisë evropiane dhe asaj ndërkombëtare në dekadën e fundit”.

Sakaq, ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila bëri të ditur se masat ndërshkimore përfshijnë sanksionet ekonomike dhe financiare të vendosura nga Këshilli i BE-së dhe SHBA-ja.

“Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera restriktive që shenjtërojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politike të përfshirë në marrjen e vendimit për invadimin rus në Ukrainë”./ Demokracia.com/

Të ngjashme