Sport
I pakënaqur te Lazio, futbollisti shqiptar drejt Bundesligas
Demokracia
22:10 | 08 Shkurt 2021

Share:

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka filluar të mendojë për largimin nga Lazio, aty ku me paraqitjet e tij, para pak kohëve tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Strakosha nuk po kalon një moment shumë të mirë aktualisht te klubi italian dhe thotë se ka nisur të mendojë për sfida të reja.

Në një intervistë të dhënë për gjermanen “Sky”, portieri ka folur për Dortmundin, duke ngritur dyshime se e ardhmja e tij mund te jetë në Bundesligë. “Unë jam i hapur ndaj sfidave të reja. Roma është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant.

Mund të jetë një hap shumë i mirë për karrierën time.

Borusia Dortmund? Është një kub i madh me ambicie të mëdha. Qartësisht është një klub interesant dhe ka edhe një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja po të thosha që nuk jam i interesuar”, tha Strakosha. /Demokracia.com

Të ngjashme