Lajme
I pakënaqur edhe mbështetësi i LVV-së, për herë të parë në këto 14 vjet nuk u ftua në festën e pavarësisë në Paris
Demokracia
22:59 | 18 Shkurt 2022

Share:

Profesori universitar në Francë, Nezir Kraki nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës në Paris nuk e ka ftuar në festën e shënimit të 14 vjetorit të pavarësisë.

Ai ka bërë të ditur se kjo është hera e parë që në këto 14 vjet nuk ftohet në shënimin e pavarësisë së Kosovës. Kraki thotë se arsyet dhe rrethanat për këtë ndryshim do t’i tregojë një ditë tjetër.

Profesori kosovar ka qenë hapur mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe ardhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisjes.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Per herë të parë në 14 vite shtet, nuk jam ftu në festen e pavarësisë së Kosovës nga ambasada jonë n’Paris.

Jo që jam unë i domosdoshëm në raste të tilla por po behem merak si qenkam kaq anonim n’Parisin e zhurmshem si i vetmi shqiptar ligjerues ne nje Universitet publik ne zemer të Francës, dhe atë në fushen e politikës dhe diplomacisë?!

Ndoshta edhe ky është një dimension i ri i ndryshimt të madh për të cilin jam mobilizu keto vite.

Sa mirë…

Nejse, veç thash ta ndaj me juve këtë habi se me juve flas shlire.

P.s. Arsyet dhe rrethanat e ketij ndryshimi jua tregoj nje dite tjeter.

Të ngjashme