Lajme
I ofendoi shqiptarët, Vulin shpallet i pafajshëm nga gjykata
Demokracia
17:06 | 08 Shkurt 2021

Share:

Gjykata e Lartë në Beograd e ka shpallur të pafajshëm ministrin serb, Aleksandar Vulin, pas ofendimit që ia bëri shqiptarëve.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë në Beograd për fyerjet që ia ka bërë shqiptarëve, shkruan Demorkacia.com.

Kjo është bërë e ditur nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, një herësh edhe shef i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi.

Kamberi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar që ta shpallë fajtor Vulinin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Duke e parë këtë vendim të autoriteteve serbe, Kamberi ka bërë të ditur se ka marrë e veprimeve institucionale në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar.

“Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!. Në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”, unë  kam filluar ndërmarrjen e veprimeve institucionale në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Reagimi i plotë i Kamberit, pa ndërhyrje:

GJYKATA SERBE I JEP TË DREJTË FYERJES INSTITUCIONALE NDAJ SHQIPTARËVE!

TË REAGOJNË BE, SHBA DHE VENDET E RAJONIT, NDAJ KËTIJ PRECENDETI TË RREZIKSHËM PËR MINORITETET NË BALLKAN.

Sot, Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptari” në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: “albanci”.

Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti.

Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!

Në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”, unë  kam filluar ndërmarrjen e veprimeve institucionale në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar.

Ftoj autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit për ta ndaluar institucionalizimin tashmë edhe juridik të gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve në Serbi.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Beograd është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor. /Demokracia.com/

GJYKATA SERBE I JEP TË DREJTË FYERJES INSTITUCIONALE NDAJ SHQIPTARËVE!

TË REAGOJNË BE, SHBA DHE VENDET E RAJONIT, NDAJ…

Posted by Shaip Kamberi on E hënë, 8 Shkurt 2021

Të ngjashme