Sport
I njohur si “Messi” i Turqisë,  tani po kërkohet edhe nga Arsenali
Demokracia
20:15 | 01 Korrik 2022

Share:

Arsenali mendon për të tashmen dhe të ardhmen.

Trajneri Mikel Arteta ka piketuar një talent të madh të futbollit turk. Arda Guler, pjesë e Fenerbahce, është objektivi i klubit londinez dhe mediat në Turqi raportojnë se Arsenali ka nisur nga puna për ta përmbyllur këtë operacion në merkato.

I lavdëruar edhe nga Mesut Ozil, Fenerbahçe për futbollistin 17-vjeçar kërkon 25 milion paund.

Guler sezonin e fundit në Superligën e Turqisë është aktivizuar në 12 ndeshje në kampionat, vetëm dy herë si titullar, por kjo nuk e ka ndalur atë të shënojë tre gola. /Demokracia.com

Të ngjashme