Polica e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër substancave narkotike në Komunën e Ferizajt.
Megjithatë, ende pa përfunduar ky aksion i Policisë së Kosovës, ministri Xhelal Sveçla ka dalë me një postim në rrjetin social Facebook, duke zbuluar detaje nga aksioni për të cilin policia ende nuk ka lëshuar asnjë njoftim zyrtar, përcjell Demokracia.com.
Sveçla ka shkruar se Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj, me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona.
Ky është postimi i plotë i Sveçlës:
Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona.
Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë. /Demokracia.com/