Dani Alves është rikthyer në Barcelonë për të dhënë kontributin e tij te “katalanasit” që kërkojnë të ngrihen edhe njëherë në nivelet e sezoneve të kaluar kur dominonin La Ligan.
Braziliani edhe pse në moshën 38-vjeçare sërish ka treguar kualitet dhe së fundmi në ndeshjen e kampionatit ndaj Atletico Madrid realizoi një gol dhe një asist.
Sigurisht, fansat më të zjarrtë të skuadrës e kanë mirëpritur Alves, edhe pse së fundmi futbollisti është hasur me një situatë të vështirë, megjithatë e ka kaluar me humor.
Kështu, teksa po linte ambientet e Camp Nou, Alves është ndalur nga tifozët ndërsa një prej tyre ka “guxuar” edhe t’i “ngacmojë” gruan e tij modele, Joana Sanz.
Megjithatë, Alves e ka kaluar me humor këtë pjesë, edhe pse ia ka bërë të ditur tifozit se e kuptoi situatën dhe e pa se çfarë ndodhi./Demokracia.com/
? ¡No hagas enojar a @DaniAlvesD2!
Un aficionado le hizo un halago a su pareja ?
? Su reacción lo dice TODO ? pic.twitter.com/d6Uf7A8TeN
— Telemundo Deportes (@TelemundoSports) February 7, 2022