Një i moshuar ka vajtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë dhe migrimin e të rinjve jashtë vendit.
Ai tha se do të jenë pensionerët ata që do ta rrëzojnë kryeministrin Albin Kurti nga pushteti.
“Pensionerat i kanë lënë me 100 euro, 40 vjet përvojë pune. 100 euro se njeh statutin. Albin Kurti ka thënë se kanë me i heq kriteret. Nuk e heq kriteret na pensionerat e kemi pru dhe e heqim apet. Na e kemi pru, le ta shohin këtu. Ne 200 mijë pensionera prapë ka me shku te shpija, për uthulla në pranverë kismet”, ka thënë ai.
“Në këtë kohë me hyp rryma, ai ka thënë me e zbrit po me zbrit s’po zbret le të rrijë qashtu bile. Migrimi i pa arsyetueshëm edhe ky. Popullsia është mjerim me u largu nga shteti, nga vendlindja, është për me qajtë”, ka thënë ai.
I moshuari deklaroi se është gjë e trishtë largimi i të rinjve nga vendi, teksa për Kurtin tha se ka thënë vetëm fjalë boshe.
“Vetëm fjalë boshe na tha dhe u anuluan krejt ato çfarë na i tha”, tha ai.