Sport
I mori autograf gjyqtarit, e pëson keq gjyqtari rumun
Demokracia
18:50 | 09 Prill 2021

Share:

Gjyqtari Ottavian Sovre e ka pësuar keq nga Federata Rumune e Futbollit, pasi ai mori një nënshkrim nga sulmuesi norvegjez Erling Haaland, shkruan Demokracia.com.

Haaland ishte me skuadrën e tij Dortmund mysafirë i Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe pas përfundimit të ndeshjes në tunel të stadiumit, gjyqtari anësor Ottaviano i afrohet norvegjezit dhe i kërkon autograf, gjë e cila u komentua në forma të ndryshme e ku nuk munguan as kritikat.

Federata Rumune e Futbollit e ka suspenduar Sovren deri në një njoftim tjetër.

Ottavian Sovre duhej të ishte asistent në ndeshjen mes Craiovas dhe Clujit në Rumani, por ai u la jashtë shkaku i atij nënshkrimi.

Një ditë pas ndeshjes, edhe UEFA e kundërshtori veprimin e gjyqtarit rumun, duke e konsideruar si një sjellje jo të mirë nga një ndarës i drejtësisë. /Demokracia.com

Të ngjashme