Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Podujevë është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marrë 3.000 euro para për t’ia rregulluar një vizë pune.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar me 15.08.2022 i dyshuari mashkull kosovar i cili ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marrë 3000 € para për ti rregulluar një vizë pune. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.