Vetëm 6 minuta në fushë i kanë mjaftuar Rei Manajt për të tundur sërish rrjetën në Serie A.
Sulmuesi lushnjar u hodh në fushë në minutën e 68-të në sfidën ndaj Cagliarit, duke zënë vendin e Verdes, teksa në minutën e 74-t, arriti të shënonte pas asistit të Covalenkos, duke dyfishuar shifrat.
Ky ishte goli i katërt në Serinë A me fanellën e Spezias për sulmuesin 25-vjeçar, i cili është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra italiane. Pas një lëvizje të bukur brenda zonës, Manaj goditi saktë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Një veprim prej bomberi të vërtetë ky i lushnjarit.
Shqiptari u ndëshkuar me karton të verdhë pasi hoqi fanellën në momentin e realizimit. /Demokracia.com