Lajme
I mituri rrah babanë në Vushtrri, dërgohet në mbajtje
Demokracia
09:25 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Një i mitur është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:40, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme