Lajme
I mituri e rrah një person në Podujevë, viktima dërgohet në QKUK
Demokracia
10:44 | 29 Qershor 2024

Share:

Një person është goditur nga një i dyshuar i mitur, për shkak të një mosmarrëveshje të premten në Podujevë.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Sheshi Ali Ajeti, Podujevë 28.06.2024 – 21:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkak të një mosmarrëveshje ishte goditur nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Si pasojë sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme