Sport
I “maskuar” në mesin e tifozëve të Real Madridit, Dani Alves rrëfen përvojën në “Bernabeu”
Demokracia
15:34 | 17 Tetor 2022

Share:

El Clasico numër 250 shkoi për Real Madrid, që mposhti 3-1 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”.

Djemtë e Carlo Ancelottit zhvilluan një 90 minutësh perfekt ku autorët e golave ishin Karim Benzema, Federico Valverde dhe Rodrygo.

Në stadium ishte prezent edhe ish-lojtari i Barcelonës Dani Alves.

Pavarësisht se kishte mundësi të shkonte në tribunën “VIP”, Alves vendosi të ishte në sektorin e tifozëve të Real Madrid.

Normalisht, ai shkoi në atë sektor “i maksuar” me një kapele dhe pak para fillimit ai u kap nga kamerat duke thënë: “Visca el Barca”. “Isha i rrethuar keq, por durova si kampion”, – shkroi Dani Alves, duke e shoqëruar komentin e tij me një “emoji” qeshjeje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniel Alves (@danialves)

Të ngjashme