Lajme
I lejoi burrit të përdhunonte gratë ukrainase, Kievi i vihet pas gruas së ushtarit rus
Demokracia
18:31 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Në fillimet e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, bëri bujë një telefonatë e përgjuar mes një ushtari rus dhe bashkëshortes së tij.

Në bisedën e përgjuar, një ushtar rus ka biseduar me gruan e tij, e cila duke qeshur e ka inkurajuar të shoqin të përdhunojë femrat ukrainase.

Hetimi zbuloi se Roman Bykovsky, 27 vjeç, dhe gruaja e tij, Olga Bykovskaya, emri i vajzërisë së së cilës është Pinyasovaya, ishin çifti pas telefonatës tronditëse që ngriti frikën për një përdhunim masiv të grave ukrainase nga trupat ruse.

“Po, e lejoj. Vetëm vër masa mbrojtëse”, dëgjohet të thotë rusja mes të qeshurash.

Ndërkohë, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka njoftuar se Olga Bykovskaya është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

https://www.pravda.com.ua/eng/news/2022/12/21/7381788/

Të ngjashme