Sport
I kualifikoi me lehtësi në Botëror, trajneri kroat shkarkohet 4 muaj para Katar 2022
Demokracia
20:59 | 11 Korrik 2022

Share:

E papritur nga Irani! Federata e Futbollit ka bërë të ditur shkarkimin nga detyra të trajnerit kroat Dragan Skoçiç, edhe pse ky i fundit kishte qenë shumë i suksesshëm dhe kishte siguruar me lehtësi pjesëmarrjen e përfaqësueses në Botërorin 2022.

Vendimi që ka ardhur vetëm 4 muaj para aktivitetit që nis në nëntor, ka lënë të çuditur shumëkënd për faktin e thjeshtë se Skoçiç kishte bërë më së miri detyrën e tij teksa kishte fituar 15 nga 18 ndeshjet e luajtura që nga shkurti i vitit 2020, kur kishte marrë detyrën në stolin e kësaj përfaqësueseje.

Sipas mediave vendase, shkak i këtij vendimi të papritur ishin disa përplasje me lojtarët kryesorë të përfaqësueses, teksa situata ishte tensionuar pas humbjes së fundit 2-1 ndaj Algjerisë. /Demokracia.com

Të ngjashme