ShowBiz
“I kopjoi këngën Bruno Mars”-it, këngëtarja Miley Cyrus hidhet në gjyq
Demokracia
09:33 | 18 Shtator 2024

Share:

Këngëtarja Miley Cyrus është paditur për shkelje të të drejtave të autorit pasi dyshohet se kopjoi këngën e Bruno Mars për hitin e saj “Flowers”.

Sipas dokumenteve të marra nga TMZ, Tempo Music Investments pretendon se kënga e Cyrus-it ka shumë ngjashmëri muzikore me baladën e Marsit të vitit 2012 “When I Was Your Man”.

Platforma e investimeve – e cila pretendon se zotëron një pjesë të të drejtave të autorit për këngën e Marsit – pretendon se biti, harmonia, melodia, përparimet e akordit dhe teksti i “Flowers” janë marrë “qëllimisht” nga kënga e Mars. Ky i fundit, megjithatë, nuk përmendet si paditës në dosje.

Në fillim të këtij viti, këngëtarja mori “Grammy”-in e saj të parë pasi “Flowers” fitoi rekordin e vitit dhe performancën më të mirë solo pop mbi Taylor Swift dhe Billie Eilish. Fituesja e dyfishtë e “Grammy”-ve thuhet se ka shkruar këngën për ish-bashkëshortin e saj Liam Hemsworth, me të cilin ishte e martuar nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Të ngjashme