Sport
I kishte kërkuar revansh, takohen pas pesë vitesh: Warrington fiton në mënyrë brutale ndaj kundërshtarit
Demokracia
16:45 | 27 Mars 2022

Share:

Josh Warrington është tashmë dy herë kampion i botës pasi e ndaloi Kiko Martinez të fitojë rripin e IBF.

Warrington e ndaloi Kiko Martinez në rundin e shtatë për të fituar përsëri titullin IBF të shtunën mbrëma në Leeds, përcjell FrontOnline.

Dy boksierët ishin takuar në një meç edhe gjatë vitit 2017, dhe Warrington kishte fituar me pikë pas 12 rundeve. P

or, Martinez i kishte kërkuar revansh menjëherë pas meçit – por që s’kishte ndodhur deri më 27 mars të këtij viti (2022).

Martinez nuk kaloi mirë – pasi boksieri 31-vjeçar nga Britania e Madhe ia shkaktoi një tjetër humbje brutale boksierit 36-vjeçar./Demokracia.com/

Të ngjashme