Lajme
I kërkuan qindra euro pacientes për ta operuar, Gjykata merr vendim për dy mjekët në Gjilan
Demokracia
11:04 | 02 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj dy mjekëve që u arrestuan ditë më parë në këtë komunë për marrje ryshfeti.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Në lidhje me pyetjet e juaja për rastin në fjalë ju njoftojë se dje (01.05.2023), gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj dy pandehurve H. B. dhe L. M. të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurve, i cili do të llogaritet prej ditës se ndalimit me 29.04.2023 e gjerë me datë 28.05.2023, konform dispozitave të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafët 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, ka deklaruar Shkodra.

Ai ka shtuar se kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në afat prej 24 orëve, pas pranimit të aktvendimit.

“Ankesa e paraqitur nuk e ndal ekzekutimin e këtij aktvendimi”, tha Shkodra./Demokracia.com/

Të ngjashme