Lajme
I kërkoi ta vendos maskën, i mituri sulmon fizikisht konduktorin e një autobusi në Prishtinë
Demokracia
08:58 | 29 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin të mitur, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht konduktorin e autobusit.

Në raportin e policisë thuhet se konduktori nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma, përcjell Demokracia.com.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 28.08.2021-21:48. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull  kosovar pasi që i  njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka deklaruar se  deri sa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë./Demokracia.com/

Të ngjashme