Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur një qytetar tjetër se duhet t’ia paguajë 15,000 euro.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari parat i ka kërkuar pasi që kishin dështuar nga një biznes i përbashkët.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje
“Me datë 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar se duhet t’ia paguaj 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) €. I dyshuari parat i ka kërkuar pasi që kishin dështuar nga një biznes i përbashkët. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.