Lajme
I kërkoi 550 euro për provim të patentë shoferit, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
Demokracia
19:12 | 14 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Në njoftimin e policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë pas pranimit të informacionit nga një ankues se i janë kërkuar para në vlerë prej 550 € në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer,  kanë ndërmarr veprimet hetimore të nevojshme për sigurimin e provave që vërtetojnë se i dyshuari R.Z., ka kryer veprën penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat”, përcjell Demokracia.com.

“Sot më datë 14.07.2021, i dyshuari i lartëshënuar është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – përkatësisht NJRHKEK Gjakovë pas pranimit të informacionit nga një ankues se i janë kërkuar para në vlerë prej 550 € në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer,  në koordinim  me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake kanë ndërmarr veprimet hetimore të nevojshme per sigurimin e provave që vertetojnë se i dyshuari R.Z. (1961),  ka konsumuar elementet e veprës penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” neni 309 i KPRK-së.

Sot më datë 14.07.2021, i dyshuari i lartëshënuar është arrestuar, intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti mbetet nën hetime nga NJRHKEK Gjakovë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale. /Demokracia.com/

Të ngjashme