Lajme
I ka rreth 800 punëtorë, por RTK-ja i jep afër 172 mijë euro edhe për lajme ndërkombëtare
Demokracia
12:06 | 31 Maj 2022

Share:

Radio Televizioni i Kosovës, i cili numëron rreth 800 punëtorë, ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 171 mijë euro për shërbime me lajme ndërkombëtare.

Sipas tenderit të publikuar në Prokurimin Publik, kontratën e kanë fituar “Reuters News & Media Ltd”.

Ky konzorcium ka fituar hiq më pak se 171 mijë e 450 euro për shërbime ndaj televizionit publik, derisa vlera e përgjithshme e kontratës ishte 172 mijë euro.

Sipas tenderit, kontrata me “Reuters News & Media Ltd” është valide për 36 muaj apo 3 vite.

Kjo kontratë, sipas KRPP-së mes RTK-së dhe “Reuters News & Media Ltd” është nënshkruar sot, 30 maj 2022.

RTK ka kohë që nuk kishte nënshkruar kontratë me ndonjë medium të huaj për lajme ndërkombëtare./Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme