Lajme
I jepet lamtumira e fundit veteranit të luftës, Bastri Fazliu
Demokracia
15:26 | 14 Prill 2023

Share:

Sot, më 14.04.2023, në varrezat e fshatit Peran të Podujevës i jepet lamtumira veteranit të UÇK-së, Bastri Fazliu.

Bastriu qysh si-18 vjeçar u rreshtua në radhët e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte ushtari më i ri për nga mosha i Togut “Ulpiana 34” në Brigadën 152 “Shaban Shala”, në Zonën Operative të Llapit.

Ishte shembull i një luftëtari të vërtetë lirie. Kontributi i tij në betejat e Zonës, e në veçanti në betejat e Peranit dhe të Katunishtës është i papërshkrueshëm. Përveç kontributit në vijën e frontit, Bastriu kontribuoi edhe në sigurimin e bazës për pjesëtarët e togut, duke liruar shtëpinë e tij për këtë qëllim, sikur që kontribuoi edhe në mbështetjen logjistike për nevojat e ushtarëve. Me një fjalë, ai ishte i përkushtuar me gjithë qenien e tij për lirinë e Kosovës.

Fundi i luftës e gjeti në vijën frontale në Majac.

Me përfundimin e luftës, Bastriu jetoi në mënyrë modeste, por gjithnjë me dinjitet. Ishte prind, familjar e shok shembull, punoi me nder, ndërsa vdekja e gjeti në Zarë të Kroacisë.

Jeta dhe vepra e Bastriut na obligon të gjithë neve, secilin bashkëluftëtar e qytetar të Llapit, që ta kujtojmë me respekt e krenari.

Të ngjashme