ShowBiz
I harruar nga të gjithë, Dani Alves befason me postimin në Instagram
Demokracia
21:44 | 29 Tetor 2023

Share:

Ish-futbollisti Dani Alves ndodhet në burg që nga 20 janari për përdhunimin e dyshuar të një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit 2022.

Që atëherë, braziliani nuk kishte pasur qasje në rrjetet sociale.

Këtë të premte, ish-lojtari i Barcelonës ka habitur të gjithë ndjekësit e në Instagram, kur ka publikuar një mesazh enigmatik kushtuar vajzës së tij, Victoria Alves, përmes një storie.

“Pavarësisht se ku je, unë do të jem gjithmonë me ty”, ka shkruar braziliani, duke etiketuar profilin e vajzës së tij, i cili është privat për më shumë se 500 ndjekësit që ai ka në të.

Megjithatë, prania e tij e papritur në rrjetet sociale nuk u ndal me kaq.

Dani Alves ka ndarë edhe dy imazhe krejtësisht të zeza pa tekst, duke i lënë vend interpretimit të secilit person.

Hera e fundit që dikush dëgjoi për një mesazh nga sportisti ishte ajo letër që ai i shkroi me dorë Joana Sanz, gruas së tij, pak më shumë se një muaj më parë.

Të ngjashme