Lajme
I gjuajti policinë me armë në Prishtinë, policia jep detajet
Demokracia
14:35 | 16 Mars 2022

Share:

Mbrëmë rreth orës 21:30, nga njësitet policore të stacionit të veriut në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Rasti ka ndodhë në rrugën “Mentor Ratkoceri”, në Prishtinë, ku njëri nga personat e dyshuar ka tentuar që të godas me automjet, zyrtarët policor (në rroba civile) të cilët ishin në detyrë, thuhet në njoftim.

Zyrtarët policor edhe pse janë prezantuar si polic, asnjëri nga personat e dyshuar nuk i është bindur urdhrave të tyre dhe njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, por fatmirësisht nuk ka arritur të qëlloj ata.

Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre, zyrtarët policor domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të personit të dyshuar si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, ku më pas kanë arrestuar personat e dyshuar si dhe kanë sekuestruar edhe një revole, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rastin në fjalë.

Përkundër shkrepjeve nuk raportohet për persona të plagosur nga arma e zjarrit.

Personat e dyshuar: M.Raifi, 23-vjeç dhe I.Raifi, 21-vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës, pas arrestimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

LAJMI I FUNDIT| I gjuajtën policët me armë në Kodrën e Trimave në Prishtinë, arrestohen dy persona

 

Të ngjashme