Sport
I gjithë Maroku në Katar: Kompania e transportit ajror organizon 30 fluturime për ndeshjen ndaj Francës
Demokracia
16:16 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Transportuesi kombëtar i Marokut ka nisur punën për të organizuar 30 fluturime speciale për të transportuar tifozët e futbollit në Katar përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Francës. ‘Royal Air Maroc’ njoftoi të hënën se do të kryejë udhëtime nga Casablanca në Doha, duke u nisur të martën dhe të mërkurën.

Maroku arriti një fitore mahnitëse 1-0 ndaj Portugalisë të shtunën, duke u bërë skuadra e parë arabo-afrikane që arrin në një gjysmëfinale të Kupës së Botës. Youssef En-Nesyri shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 43-të me një kërcim fanstatik me kokë.

“Performanca e jashtëzakonshme dhe heroike e ekipit kombëtar gjatë Kupës së Botës 2022 do të jetë përgjithmonë e gdhendur në kujtesën e marokenëve. Një performancë e arritur, veçanërisht falë entuziazmit të publikut maroken, njeriut të 12-të,”- tha Royal Air Maroc në një deklaratë.

“Për të lejuar shumë marokenë që dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar… të përjetojnë emocionin e gjysmëfinales së Kupës së Botës… ‘Royal Air Maroc’ ka ngritur një urë të vërtetë ajrore midis Casablanca dhe Doha.”

Fluturimet do të ofrohen me një tarifë promovuese prej 5.000 dirhemë marokene (472 dollarë) për një udhëtim vajtje-ardhje. Fluturimet u organizuan në bashkëpunim me federatën e futbollit të Marokut dhe ministrinë e sportit. Gjysmëfinalja kundër Francës, e cila mundi Anglinë të shtunën, do të zhvillohet në stadiumin Al-Bayt në Al-Khor, në veri të Dohas, të mërkurën në mbrëmje./Demokracia.com/

Të ngjashme