Sport
I gjithë Brazili kundër Neymar: T’i bënte presion PSG-së për të qenë në homazhet e Pele siç bën për festat
Demokracia
13:48 | 03 Janar 2023

Share:

Sulmuesi brazilian Neymar kthehet përsëri në qendrën e vëmendjes dhe këtë radhë për mungesën e tij të pashpjegueshme në homazhet e legjendës braziliane Pele.

Të gjithë ishin të sigurt se ai nuk do të mungonte, pasi ishte lideri i “seleçaos” dhe për çdo futbollist të përfaqësueses, figura e Pele është një pikë reference.

Por Neymar ka munguar në ceremonitë e zhvilluara dje në stadiumin e Santos dhe kjo ka bërë që ai të kritikohet nga të gjithë në Brazil, pasi është e pakuptueshme se si kishte shmangur një ceremoni të tillë domethënëse për popullin brazilian mbi të gjitha.

Në emisionin televiziv “Brasil Urgente”, prezantuesi Jose Luiz Datena, nuk ngurroi ta kritikonte publikisht mungesën e tij në homazhet për Pele. Të gjithë mendonin se Nejmar duhej t’i bënte presion PSG-së që ta lejonte të udhëtonte drejt Brazilit, por tashmë duket e qartë se ai nuk shfrytëzoi as ditën e pushimit që i ishte dhënë nga klubi për ta bërë një gjë të tillë.

“Nëse Neymar do të dëshironte të vinte, do të kishte ardhur. Neymar mund t’i bënte presion PSG-së që të vinte këtu. Ai e ka bërë shpesh një gjë të tillë për të ardhur për festa, pse të mos ia kërkonte PSG-së edhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit Pele. Mendoj se Neymar, si futbollist brazilian, kishte detyrimin që të vinte për nderimet e Pele. Ishte diçka e rëndësishme për futbollin brazilian”, shpërtheu në kritika prezantuesi, fjalë që janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale me të gjithë që kritikojnë yllin e futbollit për veprimin e tij.

Të ngjashme