Lajme
I ftohti ekstrem në Shqipëri, temperaturat shkojnë në -17 gradë
Demokracia
19:29 | 22 Janar 2022

Share:

Moti i keq nga veriu ka zbritur duke “mbërthyer” edhe jugun. Mbrëmjen e sotme reshjet e dëborës kanë zbardhur Fierin, Vlorën dhe rrethinat.

ABC raporton se reshjet vijojnë që të bien me intensitet. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes sidomos në Llogora.

Për momentin nuk raportohet për probleme me qarkullimin.

Vendi prej disa ditësh është “pushtuar” nga moti i keq, dëborë dhe ngrica, ndërsa në fillim të javës që vjen temperaturat do të shkojnë deri në -17 gradë dhe për këtë arsye ministria e Arsimit mbylli shkollat për tre ditë.

Të ngjashme