Kuriozitete
‘I ftohtë si akulli’: Prezantuesi befason me reagimin e tij në momentin e tërmetit në Turqi
Demokracia
08:40 | 24 Nëntor 2022

Share:

Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi një qytet në veri-perëndim të Turqisë herët të mërkurën.

Dhe sipas raportimeve të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përveç të lënduarve, ai ka shkaktuar dëme në ndërtesa dhe panik të gjerë.

Ndërkohë disa pamje nga të publikuara nga transmetuesi privat turk TGRT tregojnë sesi prezentuesi Ersel Hoşkara vazhdoi teksa tërmeti u ndje në Stamboll dhe në studion e tij.

Ai tha: “Studio po dridhet seriozisht… po zgjat për një kohë të gjatë”.

Tërmeti ishte me qendër në qytetin Golkaya, në provincën Düzce, rreth 200 kilometra në lindje të Stambollit.

Të ngjashme