Lajme
I dyti për sot| Tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës
Demokracia
21:59 | 06 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar edhe një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.

Ajo ka njoftuar më tej se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, tha Ahmeti.

Sipas saj, rasti po trajtohet nga njësitet kompetente./Demokracia.com

Të ngjashme