Lajme
I dyshuari që e goditi për vdekje 19 vjeçarin në Arllat: Jam i shokuar
Demokracia
23:19 | 17 Shkurt 2023

Share:

Me 14 shkurt një veturë goditi aksidentalisht një 19 vjeçar në Arllat. Viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës.

Pas aksidentit të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 shoferi i veturës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Por, është ndaluar të mërkurën me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili dyshohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

I dyshuari e ka konfirmuar edhe vet përmes një postimi në Facebook. Xhemail Kelmendi i shprehi ngushëllime familjarëve dhe tha se ndihet i shokuar pas rastit.

Tutje, Kelmendi njoftoi se do të qëndrojë larg rrjeteve sociale deri në një vendim të gjykatës.

Të ngjashme