Lajme
I dyshuari për vrasjen e rëndë në Pejë ndalohet për 48 orë
Demokracia
21:33 | 14 Prill 2023

Share:

I dyshuari për vrasjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Pejë, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Brenda afatit ligjor do të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Nikçi.

Telegrafi mëson se në vendin e ngjarjes janë siguruar prova si dhe mjeti me të cilin është kryer vepra penale.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në Pejë, ku djali dyshohet se ka mbytur nënën e tij. Sahide Gashi, prokurore e këtij rasti tragjik, ka deklaruar se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo i njëjti sipas prokurores, nuk ka qenë në gjendje të flasë.

Të ngjashme