I dyshuari për ushtrimin e dhunës ndaj tri vajzave në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, sot i është dorëzuar policisë në Rahovec.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për Demokracia.com ka bërë të ditur lajmin se i dyshuari L.S.V sot i përcjell nga avokati mbrojtës është paraqitur në stacionin policor të Rahovecit.
Gjurkaj bën të ditur se janë në kontakt më policinë e Prishtinës dhe pas përfundimi të obligimeve ligjore do të dërgohet në përkujdesje të policisë në Prishtinë.
Sipas këtij njoftimi, gjithashtu i dyshuari pati edhe disa vepra të tjera, për të cilat iu kërkua të merrte pjesë në seancat dëgjimore para gjykatësit, mirëpo i njëjti refuzoi.
Njoftimi i plotë i zëdhënësit të policisë:
Policia nga Stacioni policor – Rahovec ditë më radhë ka kërkuar personin L. S. V. I lindur 1998 nga fshati Çifllak KK. Rahovec, vepruar sipas tre urdhëresave dhe ftese të një seance dëgjimore të gjykatës në Rahovec. I njëjtit nuk iu është përgjigjur ftesave deri më sot.
Sot më datë 03.09.2021 i njëjti në përcjellje të avokatit mbrojtës është paraqitur në Stacionin policor – Rahovec dhe është në procedurë të pagesës së dënimeve – gjobave mandatorë, si dhe sot në përcjellje të policisë do të paraqitet para gjykatësit në një seancë dëgjimore të një rasti të mëhershëm.
Policia nga Stacioni policor- Rahovec ka kontaktuar më policinë nga Stacioni policor – Prishtinë, kanë shkëmbyer informata dhe del se personi në fjalë kërkohet nga hetuesit lidhur më rastin e ndodhur dje në Prishtinë. Pas përfundimit të obligimeve ligjore që ka ndaj shtetit, i njëjti do të i dorëzohet në përkujdesje të policisë në Prishtinë.